E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristina Petrollari, koncert për piano në Akademinë e Arteve

Orkestra e RTSH ka nisur stinën koncertore me disa projekte, që filluan që në muajin shtator, për të vazhduar më tej me shumë koncerte-premierë dhe krijimtari muzikore shqiptare, të cilat nuk janë prezantuar më parë për publikun shqiptar. Sot, kjo orkestër u ofron dashamirësve të jetës koncertale koncertin për piano dhe orkestër, me soliste pianisten, Kristina Petrollari Laço. Në program do të interpretohen pjesë nga kompozitorët Thoma Gaqi, “Valle simfonike Nr. 1”, pjesë nga Tchaikovsky “Concerto, Piano Nr. 1, G minor”, si dhe një premierë nga “Ëinter Daydreams”. Koncerti do të shoqërohet nga orkestra e RTSH në dirigjimin e të ftuarit nga Vietnami, Le Fi Fi. Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit ka treguar nivel të lartë interpretimi në koncertet e dhëna jashtë vendit në Turqi, Itali, Greqi, në konkurimin Europian të orkestrave simfonike organizuar në Mal të Zi (Podgoricë), në Festivalin e Canterbury-t në Angli në tetor 2008, pa përfshirë këtu dhe koncertet e dhëna në Prishtinë e me gjerë Kosovë, apo në Ohër të Maqedonisë. Kritika muzikore e ka vlerësuar lart nivelin interpretaliv të saj. Formacione të ndryshme si ansamble harqesh apo frymë të organizuara brenda formacionit të madh të orkestrës sonë kanë dhënë koncerte në të gjithë botën ndërsa soliste të veçantë të saj kanë marrë pjesë në takime e konkurse ndëkombëtare dhe kanë dhënë koncerte si soliste duke fituar shumë trofe. Regjistrime nga koncerte të ndryshme të kësaj orkestre janë kryer dhe transmetuar nga stacione radiotelevizive si RAI dhe kanë patur jehone dhe komente mjaft pozitive nga kritika muzikore. Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, është një portret aktual i një vlere kombëtare. Është nderuar me çmimin “Naim Frashri i Arte” në Maj 2007, si dhe “Çmimin e karrierës” në Tetor 2009.

Botimet e vjetra shqiptare i nënshtrohen dixhitalizimit në Bibliotekën Kombëtare
Revista më e vjetër shqiptare e themeluar nga Faik Konica 1897-1909, e titulluar “Albania” është dixhitalizuar nga Biblioteka Kombëtare. Përmbledhja 12 vëllimshme e “Albanias” lehtëson punën e akademikëve, pasi antikuaret mund të dëmtohen kur merren në dorë. Por bashkë me dixhitalizimin e “Albanias” së Konicës, Biblioteka Kombëtare ka nisur punën edhe për “Mesharin e Gjon Buzukut”. Origjinali i tij ndodhet në Vatikan, por biblioteka zotëron një kopje cilësore të realizuar në vitet '30. Edhe "Monografia e Skënderbeut" nga Marin Barleti i është nënshtruar këtij procesi, i cili do të bëjë që kushdo të ketë akses në këto vepra direket nga faqja e internetit të Bibliotekës Kombëtare. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propagandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet ‘20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës".

Shënohet rekord botëror në shitjen e skulpturës "Njeri që ecën"

Një skulpturë e zviceranit Alberto Giacometti "Njeri që ecën", u shit nga shtëpia e ankandeve “Sotheby” për 74.2 milionë euro, duke thyer çmimin rekord botëror për një vepër arti të shitur në ankand. Rekordi i mëparshëm botëror për një punë artistike shitur në ankand u mbajt nga një pikturë e Pablo Picassos, shitur për 66.3 milion euro në Neë York nga “Sotheby” në vitin 2004. "Pas një gare në tetë minuta, të shpejtë dhe intensive, ndërmjet dhjetë blerësve të pranishëm, vepra është blerë me telefon nga një blerës anonim”, ka thënë shtëpia e ankandit “Sotheby” në një komunikatë për shtyp. Skulptura prej bronzi është shitur nga banka gjermane Commerzbank. Lindur në Borgonovo (Zvicër, 1901-1966) pasi jetoi në Romë, Paris dhe Gjenevë, Giacometti u bë i famshëm për skulpturat e tij.

5 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›