E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristine Legarde, gruaja e parë në krye të FMN-së

55-vjeçarja që ka shërbyer si ministre e Financave të Francës që prej vitit 2007, u zgjodh në vendin e lënë bosh nga Dominik Stros-Kan.  Stros-Kan dha dorëheqjen pas akuzave për përdhunimin e një kamariereje hoteli në Nju Jork, akuzë të cilën vazhdon ta mohojë.

Shpallja e emërimit të Legardes në postin e lartë drejtues të FMN-së erdhi pak pasi Rusia dhe SHBA-ja bënë publike mbështetjen e tyre ndaj kandidaturës së saj.

Lajmin për emërimin në krye të FMN-së e përshëndeti vetë zonja Legard me anë të një mesazhi në Twiter ku theksonte se “unë jam e lumtur dhe e gëzuar që bordi drejtues më ka besuar këtë post të lartë”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-28 20:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›