Kristo Frashëri: Tirana është qyteti që e krijoi treva ku është
Historiani i njohur rrëfen një përjetim personal
“Tirana bregdetare është kryqëzim rrugësh nga Dalmacia, nga Shkodra, Ulqini, Lezha, për të shkuar në lindje, duhej kaluar njëherë nga Tirana, Qafë-Krrabë dhe në Elbasan, rrugën “Egnatia” e shkonin drejt e në Manastir, Selanik, Stamboll e më tutje”
Një rrëfim se si u bë Tirana kryeqytet dhe përshëndetje e veçantë erdhi në këtë konferencë nga Prof. Dr. Kristo Frashëri, një rrëfim që nis me historinë dhe përjetimin e tij personal.
Sipas tij, Tirana ka qenë një qytet i qetë, qytet i dashur, me njerëzit që e vizitonin, qytet i thjeshtë, qytet me një sistem urbanistik të krijuar nga shekujt dhe pikërisht tek ky sistem urbanistik i Tiranës, unë mora fillin se si është origjina e qytetit.
Për Kristo Frashërin, Tirana, në Kongresin e Lushnjës nuk ishte nga ato që u vendos menjëherë të bëhej kryeqytet i Shqipërisë. Historiani i njohur theksoi se, problemi ka qenë i tillë që kryeqyteti i Shqipërisë në atë kohë ishte Durrësi dhe ligjërisht ishte Durrësi dhe me statut ishte Durrësi, por Durrësin e kishin pushtuar italianët dhe ushtritë italiane lajmëruan qeverinë që u formua në Lushnjë, “po të afrohen në Lushnjë i pret mitralozi..” dhe këta nuk deshën gjakderdhje dhe vendosën ku të venë përkohësisht, si kryeqytet sa të lirohesh Durrësi.