E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja lejon fraksionet, krijohet Aleanca KuqeZi

12-02-2012 / Gazeta 55

Strukturat socialiste u angazhuan dje për të krijuar skenografinë e shpalljes së fraksionit politik të Kreshnik Spahiut. E gjithë dega e Tiranës lëvizi në bazë të qarkores së lëshuar nga Edi Rama, ndërkohë që në tribunë, gjuha e Spahiut dhe e vartësve të tij (në pritje të Bamir Topit) s’ndryshonte aspak nga frazat revolucionare të Gramoz Ruçit apo bolshevikëve të tjerë në PS

Nga dje askush nuk ka të drejtën morale të akuzojë Partinë Socialiste (PS) si një parti “e mbyllur”, apo si një parti që “mbyt zërat kundër”.
Me lejimin e krijimit të fraksionit të saj Aleanca KuqeZi (AKZ), PS-ja hodhi dje poshtë të gjitha paragjykimet ndaj saj.
Çuditërisht, kur nuk pritej dhe kur askush nuk e imagjinonte, dje, jo vetëm PS-ja ka zyrtarizuar lejimin e fraksionit të saj AKZ, por ka demonstruar një zell dhe vullnet të paparë për finalizimin e këtij fraksioni.
Dëshmia më e mirë për këtë ishte dje angazhimi i strukturave socialiste në qendër dhe në bazë, kryesisht në Tiranë, për të krijuar skenografinë e shpalljes së fraksionit politik të Kreshnik Spahiut.
E gjithë dega e Tiranës lëvizi në bazë të qarkores së lëshuar nga Edi Rama. Që nga Erion Veliaj dhe deri te Pjerin Ndreu, dje ishin në “terren”.
Erion Veliaj si mik i vjetër i Kreshnik Spahiut që nga koha kur për llogari të Edi Ramës sajonin protesta kundër Fatos Nanos, mundësoi dje re:freshin e radhës, duke dërguar në sallën e “themelimit” të AKZ-së “çunat” e ish-Mjaftit dhe ish-G 99.
Ogur jo i mirë duket ky, për deri sa pritshmëria është se sikurse Erion Veliaj me “çunat” e tij dhjeu ish-fraksionet e PS-së Mjaftin dhe G 99-ën, të dhjesë po me “çunat” e tij edhe fraksionin e radhës së PS-së, saktësisht këtë herë AKZ-në.
Por, angazhimi vetëmohues i strukturave të degës së PS-së së Tiranës dje dukej jo thjesht dhe vetëm në grumbullimin e njerëzve, por edhe në hartimin e “platformës” së AKZ-së.
Në tribunë, gjuha e Kreshnik Spahiut dhe e vartësve politikë, – në pritje të Bamir Topit – s’ndryshonte aspak nga frazat revolucionare të Gramoz Ruçit.
Gjuha e djeshme e Kreshnik Spahiut, ndërsa besonte se prezantonte “platformën” e tij, nuk ndryshonte nga gjuha e ditëve të fundit, e Edi Ramës apo Pjerin Ndreut, të cilët flasin (sikurse edhe Kreshnik Spahiu dje), për probleme imagjinare me rendin dhe sigurinë në vend.
Nga kjo pikëpamje pak gjasa ka që AKZ-ja, e cila dje e filloi paksa mbrapsht duke e prezantuar si amplifikator i PS-së, të ketë një jetëgjatësi të konsiderueshme si fraksion i kësaj partie. Për aq kohë sa sikurse dje, Kreshnik Spahiu të përsërisë si papagall çfarë thotë Edi Rama apo më keq akoma, çfarë thotë Pjerin Ndreu, e sigurt është se sikurse Erion Veliaj përsëriste dikur ato që thoshte Edi Rama e ndonjë ish-polic tjetër, papagallëqe me të cilat ai i dhjeu njëra pas tjetrës ish-fraksionet Mjaft e G 99 brenda PS-së, po kaq të mëdha janë edhe mundësitë që edhe Kreshnik Spahiu me papagallëqet e radhës, ta dhjesë me dëshirë edhe më të fundmin fraksion të kësaj partie..., AKZ-në.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›