E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Rama Ribashkimi me Priftin Duhet moral

LSI

Moderacioni i papritur i Dritan Priftit ndaj Ilir Metes dhe Levizjes Socialiste per Integrim ka marre si paradhenie nje pergjigje te thate. Ne nje prononcim per gazeten Shqip sekretari i pergjithshem Luan Rama eshte shprehur se ndonese nuk e ka degjuar intervisten e fundit te Dritan Prifit ku ai deshmohej i hapur per vendosjen e nje bashkepunimi me Ilir Meten ne politike nevojitet nje minimum morali. Ne parim di te them qe raportet e partneritetit dhe bashkepunimit ne politike kane domosdoshmerisht nevoje per nje optimum moraliteti tha Rama. Ky eshte aktualisht i vetmi reagim publik ndonese jo zyrtar nga LSI-ja per kete oferte ne hapesire te Priftit e qe duket se e amniston perfundimisht edhe ne planin politik Ilir Meten. Ajo cfare mund te kuptohet perciptazi nga prononcimi i Rames eshte nje jo ndaj Priftit e cila mbetet tani per tani e tille vetem nese nje kerkese faljeje publike nga Prifti mund te hapte rrugen e nje rishikimi te plote te situates. Aktualisht Prifti po meton te percaktohet si i vetmi person ndermjetesimi mes LSI-se dhe PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›