E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryenegociatori shqiptar për vizat, Gazmend Turdiu sqaron procedurat e udhëtimit pas heqjes së regjimit

Qeveria shqiptare ka përcjellë dje drejt Komisionit Evropian, ecurinë më të fundit të zhvillimeve që lidhen me procesin e lëvizjes pa viza në zonën “Schengen”, e cila përfshin periudhën prej bisedimeve të fundit me ekspertët, që u zhvilluan në datat 14 dhe 15 korrik deri tani. Ky informacion do të përdoret prej KE në raportimin e tij me gojë në Parlamentin Europian që pritet të zhvillohet brenda 20 ditëve të para të muajit shtator. Kryenegociatori në nivel teknik për Shqipërinë Gazmend Turdiu shpjegon kalendarin e zhvillimeve deri në marrjen e vendimit për lëvizjen pa viza. Shqetësimi i shprehur nga vendet anëtare të unionit, lidhet me mundësinë gjithsesi të presupozuar të shkeljes se afatit 90 ditor të qëndrimit në vendet “Schengen”, pas marrjes së vendimit. Sipas Turdiut, pala shqiptare është përgatitur të eliminojë një gjë të tillë, nëpërmjet një fushate të informimit të publikut, ku i njeh qytetarët me të drejtat por dhe penalitetet në rast të shkeljes së legjislacionit të vendeve të BE. Pas vendimit për heqjen e vizave, grupet e eksperteve negociues shdërrohen në grupe monitoruese.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›