Kriteret dhe kategorite qe do te perfitojne banese sociale
Pak dite me pare bashkia e kryeqytetit ka hapur fazen e aplikimeve per banesat sociale me qira. Sipas burimeve nga ky institucion thuhet se shtepite qe do te vihen ne dispozicion te familjeve ne nevoje jane perafersisht 400. Banesat ndodhen ne zonen e Shkozetit dhe do te sherbejne per ata persona qe kane te ardhura minimale pra qe jetojne ne kushte te veshtira ekonomike. Ky eshte nje nga kater projektet me te reja qe do te vihen ne zbatim se shpejti nga Bashkia e Tiranes. Programi per krijimin e banesave te reja sociale po realizohet nepermjet kredise se perfituar nga Banka e Keshillit te Europes duke e bere ate te parin ne llojin e tij per sa i perket permasave qe Bashkia e Tiranes po zbaton ne fushen e strehimit social. Jemi ne fazen e grumbullimit te dokumentacionit dhe menjehere pas depozitimit dhe verifikimit te tij do te hartohet dhe miratohet lista e perfituesve per kete program tha Ogerta Manastirlliu drejtoreshe e Sherbimit Menaxherial dhe Sherbimit Social ne bashki.
KategoriteShansin per te fituar njeren prej banesave me qira do ta gezojne disa kategori te caktuara. Ata qe do te perfitojne nga kjo pakete lehtesuese per shtresat ne nevoje percaktohen nga ligji por vlen te theksohet se Bashkia e Tiranes do te kete ne vemendjen e saj dhe do te pikezoje maksimalisht familjet me shume femije nenat kryefamiljare personat me aftesi te kufizuar te moshuarit ciftet e reja ne moshe totale 55 vjec dhe familjet qe jetojne ne kushte te veshtira higjieno-sanitare.
Pra me perparesi sipas perfaqesuesve te ketij institucioni do te kene grupet ne nevoje si dhe ata qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme per te perballuar jetesen e perditshme. Per banesat sociale me qira qytetaret do te paguajne nje shume te caktuar e cila do te vendoset ne baze te numrit te pjesetareve si dhe te te ardhurave mujore qe siguron familja.
I bejme thirrje qytetareve per te aplikuar. Per cdo informacion te drejtohen ne Zyrat e Informimit Qytetar dhe ne Qendren Operatore 08000888ku do te gjejne te gjithe informacionin e nevojshem ne lidhje me kete program sqaroi Manastirlliu. Ajo pohoi se vlen te theksohet qe kategoria e qytetareve ne nevoje per strehim mbetet ne prioritetet e punes se Bashkise se Tiranes dhe ky program vjen paralel me te gjitha projektet qe bashkia po planifikon te zhvilloje ne te ardhmen per te permbushur te gjitha nevojat e ketij qyteti ne rritje.
FazatNe fazen e pare te projektit qe ka iniciuar bashkia per banesat me qira sociale pritet te strehohen rreth 800 qytetare.
Projekti eshte i konceptuar ne dy faza specifike. E para sherben per regjistrimin e familjeve qe pretendojne te fitojne te drejten per tu akomoduar ne njeren prej ketyre banesave ne njesite vendore perkatese. Ndersa gjate fazes se dyte do te realizohet grumbullimi i dosjeve dhe verifikimi i dokumentacioneve. Fill pas perfundimit te dy fazave do te pritet vendimi final nga Keshilli Bashkiak i cili ka kompetencen ekskluzive per listimin e familjeve fituese.