E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret e akreditimit Kacani Jo te gjithe jane gati

Kriteret për procesin e akredimit kanë mbërritur në universitete.  Drejtuesit e këtyre institucioneve i vlerësojnë keto  rregulla, pasi  do ti jepet fund vlerësimit jo të drejtë  që  është bërë në vitet e kaluara. Kështu shprehet për Albanian Screen, rektori i universtetit politeknik Jorgaq Kacani, i cili ndërkohë  propozon që akreditimi të bëhet nga e njëta agjensi, për të gjitha universitetet.

"Fakti pozitiv është ky që të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë dhe private, tani kanë një bazë ligjore, mbi të bazën e të cilës do të bëhet vlerësimi i jashtëm i cilësisë. Do të ishte mirë që agjencia e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, qoftë publik, qoftë privat të ishte e njëjta agjenci dhe për mendimin tim do të ishte mirë që të ishte një agjenci e huaj e cila do të ishte më realiste", tha Jorgaq Kacani, rektor i universitetit politeknik.

Një problem tjetër që shtrohet nga universitetet publike, është se të gjitha universitetet përpara se të hyjnë në këtë garë, duhet të përfundojnë akreditimin e brendshëm, proces ky që ende nuk ka filluar në shumë universitete publike dhe private.

"Problemi është ky që përpara se të bëhet vlerësimi i jashtëm i cilësisë atëherë vetë institucioni, qoftë publik, qoftë dhe privat duhet të ketë ngritur qendrën e vlerësimit të brendshëm të cilësisë, që është një detyrim ligjor në bazë të vlerësimit të cilësisë në arsimin e lartë, që është neni 59 i ligjit të Arsimit të Lartë", thotë Kacani.

Përsa  i përket procesit të akreditimit për universitetin politeknik, Kacani thotë se ai do të fillojë brenda këtij viti, ndërkohë që ka përfunduar vlerësimi i brend shëm.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›