E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perjete ne qeli Aldo Bare denohet per 5 vrasje

Aldo Bare, tani eshte 46 vjec, dhe qe pas dites se sotme do ti duhet te qendroje gjithe pjesen tjeter te jetes ne burg. Ai e mesoi kete vendim, te gjykates se krimeve te renda, ne oren 10:00. Pas hekurave, Aldo Bare, e priti qetesisht verdiktin e gjykates, duke mos kundershtuar me asnje akuze, ndryshe nga heret e tjera, kur ai rrezonte cdo deshmi per vrasjet e kryera.

Dhe s'jane pak. Aldo Bare akuzohet se ka vrare te pakten 5 persona,te gjithe me paramendim. I arrestuar në Turqi, në një superaksion policor, më 25 mars 2006, ai u përball atje me disa beteja gjyqësore për të refuzuar ekstradimin, por nuk ia doli. Ai u ekstradua në Tiranë me 25 nëntor 2009, ku për herë të parë pas shumë vitesh në arrati, të gjithë panë kush ishte njeriu më i kërkuar për krimet e ’97.

Krahas Shqipërisë shumë vende të BE-së, e kanë në listën e personave si kreu i një prej organizatave kriminale më të rrezikshme. Më pak se 6 vjet i janë dashur drejtësisë të izolojë pas hekurave, kreun dhe pjestarët e tjerë të Bandës së Lushnjës.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›