E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNICEF mbështet strategjinë për arsimin bazë



Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) do të vazhdojë të mbështesë politikat e reja të arsimit bazë në Shqipëri. Konfirmimin e ka dhënë z. Detlef Palm, ambasadori i UNICEF-it në Shqipëri, gjatë një takimi që pati me mMinistrin e Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj. Në takim, sipas zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Arsimit, u diskutua lidhur me politikat arsimore në sistemin parashkollor dhe bazë. Ministri Tafaj vlerësoi kontributin afatgjatë të UNICEF-it në fushën e arsimit shqiptar. Ai kërkoi, në veçanti, që bashkëpunimi në të ardhmen, krahas projekteve ekzistuese, të fokusohet në mbështetjen për realizimin e dy objektivave parësore të MASH-it: përfshirja e të gjithë fëmijëve 5- 6-vjeçarë në vitin përgatitor të arsimit parashkollor, si dhe përpunimi i një strategjie të përbashkët për realizimin e objektivit themelor të arsimit bazë që nënkupton braktisjen zero të shkollës 9-vjeçare, duke shfrytëzuar ekspertizën e UNICEF-it.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›