Kriteret politike
Kushtetuta
1. Ju lutemi të jepni një përshkrim të shkurtër të situatës kushtetuese dhe institucionale në Shqipëri.2. Si është i koordinuar implementimi i Kushtetutës. Cilat janë organet e përfshira dhe detyrat e tyre respektive në kuadër të implementimit të Kushtetutës? A ka ndonjë dobësi të Kushtetutës që është identifikuar dhe a ka plane për të ndryshuar Kushtetutën? Ju lutem shpjegojini.3. A keni një Gjykatë Kushtetuese? Cila është baza e saj ligjore, si janë të zgjedhur anëtarët e saj dhe si garantohet pavarësia dhe respektimi i vendimeve të saj? Si janë të rregulluara kompetencat e saj në raport me gjykatat e tjera? Ju lutem jepni shembuj konkretë të rasteve të fundit mbi vendime të Gjykatës Kushtetuese?
Parlamenti
4. Ju lutem jepni një përshkrim të strukturës dhe funksionimit të Parlamentit, përfshirë edhe kompetencat e komisioneve parlamentare, të drejtave dhe kompetencave të Parlamentit në kuadër të kontrollit të pushtetit ekzekutiv dhe procedurat për adoptimin e ligjeve.5. Ju lutem përshkruani në detaje rregullat procedurale të Parlamentit dhe eksperiencën tuaj në zbatimin e tyre.6. Si i ushtron Parlamenti funksionet e veta legjislative?a) A ka një sistem verifikimi, në nivel parlamentar, për përputhshmërinë e nismave të reja ligjore me “acquis”? Shpjegojini.b) A ka ndonjë detyrim për të analizuar impaktin fiskal të një ligji të ri përpara zbatimit të tij? Si funksionon në praktikë ky proces? Shpjegojini7. Sa parti politike janë të regjistruara në vendin tuaj? Sa prej tyre janë të përfaqësuara në Parlament? Sa për qind e parlamentarëve janë (a) femra dhe (b) nga etni dhe minoritete8. Ju lutem përshkruani dispozitat ligjore dhe institucionale për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit.9. Ju lutem përshkruani dispozitat ligjore për personat që kanë të drejtën të votojnë në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale ashtu sikurse rregullimet sa i takon regjistrit të votuesve.10. Ju lutem përshkruani kuadrin ligjor për financimin e fushatave të partive, rregullat ligjore që garantojnë transparencën dhe detajet mbi monitorimin e zbatimit të saj. A ekzistojnë detyrime në kuadër të Kodit Zgjedhor për raportimin e fondeve publike të partive politike në zgjedhje, përfshirë edhe burimet e fondeve private? Ju lutem përshkruani çfarë mekanizmash përdoren për të raportuar fondet financiare publike apo private të partive. 11. Ju lutem përshkruani progresin e arritur deri tani në adresimin e rekomandimeve të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në drejtim të depolitizimit të administratës zgjedhore, përmirësimin e funksionimit të saj, vendosjen e rregullave për median në mbulimin e fushatave dhe përmirësimin e transparencës në procedurat e numërimit të votave.
Qeveria
12. Ju lutem bëni një përshkrim të strukturës dhe funksionimit të qeverisë. Cila është baza ligjore për strukturën dhe funksionimin e qeverisë?13. Ju lutem bëni një përshkrim të detyrimit të qeverisë për planifikim dhe monitorim strategjik. A ka një program të qeverisë? Si është i përgatitur ai, a ka një afat për zbatimin dhe si monitorohet ky zbatim?14. Si përgatitet dhe monitorohet programi legjislativ i qeverisë?15. çfarë lloj aktesh ligjore ekzistojnë? Si dhe nga kush janë miratuar ato? Si janë përgatitur? Cila formë e konsultimit është përdorur, duke përfshirë atë brenda qeverisë (koordinimi ndërministrial) dhe jashtë saj (palët)? çfarë mekanizmash ekzistojnë për monitorimin efektiv të zbatimit të akteve ligjore nga organet publike (p.sh. kërkesa raportimi, inspektimet).16. çfarë mekanizmash ekzistojnë për të lidhur planifikimin e strategjive dhe buxhetin për çdo ministri në nivel qeverie?17. çfarë strukturash ekzistojnë për të realizuar koordinimin e çështjeve të Integrimit Europian? Si është pajtueshmëria e legjislacionit me atë “acquis” dhe detyrimet ndërkombëtare për verifikimin dhe monitorimin? Cili organ është përgjegjës për këtë verifikim? Ju lutem shpjegojini.18. Ju lutem jepni një përmbledhje të përgatitjeve tuaja për zbatimin e decentralizimit…19. çfarë sistemesh përdoren për monitorimin e politikave dhe ligjeve duke marrë edhe një “feedback”?20. Cila është struktura aktuale e qeverisjes lokale?21. A ka një shoqatë të njësive vendore, cilat janë funksionet dhe kapacitet e saj administrative?22. A ka një ndarje të qartë të kompetencave midis pushtetit lokal dhe atij qendror? Shpjegojini.23. Cilat struktura administrative apo juridike në nivel kombëtar janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e qeverisjes lokale? A ka pasur ndonjë forcim të këtyre strukturave?24. A ka një plan të detajuar mbi transferimin e pushtetit drejt qeverisjes vendore? Ju lutem jepni një përshkrim të progresit të bërë deri më tani dhe planit për të zgjeruar decentralizimin.25. Si janë të ndara kompetencat fiskale midis qeverisjes qendrore dhe asaj lokale me qëllim që të garantohet se qeverisja lokale ka të gjitha fondet e nevojshme për të përmbushur detyrimet e saj? A janë marrë masa për forcimin e kapaciteteve të menaxhimit të financave në komuna? Shpjegojini.26. Kur përgatitet impakti i zbatimit të një legjislacioni të ri, a është përfshirë dhe identifikuar edhe impakti në buxhetin e njësive vendore? Shpjegojini.27. Si janë përcaktuar kufijtë ndarës të njësive vendore? Shpjegojini.28. Si është prona shtetërore, përfshirë pasuritë e patundshme, të shpërndara midis qeverisjes qendrore dhe asaj vendore? Cilat struktura janë përgjegjëse për menaxhimin e pronës shtetërore?29. Cilat struktura administrative janë përgjegjëse për t’u kujdesur për kryerjen e reformave të vetëqeverisjes lokale?30. A konsultohen njësitë vendore në përgatitjen e legjislacionit, i cili mund të ndikojë tek ato apo t’i përfshijë në zbatimin e tij?
Administrata Publike
31. Ju lutem jepni një përshkrim të strukturës dhe organeve të administratës shtetërore në Shqipëri, përfshirë agjencitë e pavarura, duke specifikuar burimin e tyre të financimit (nga buxheti i shtetit apo tjetër), misionin e tyre, aty ku është e mundur, një tabelë të organizimit, numrin e të punësuarve dhe funksionet e tyre.32. A ekziston ndonjë strategji apo planveprimi për reformën në administratën publike? Nëse po, kur është miratuar, cilat janë objektivat kryesore dhe cili është roli i shtetit në zbatimin e saj? Cilat janë mangësitë e vëna re gjatë këtij procesi dhe si janë tejkaluar ato?33. Cila është baza ligjore për statusin e nëpunësit publik dhe të punësuarve të tjerë shtetërore? A ka një ligj për administratën publike apo një rregullore që të përcaktojë statusin e nëpunësit, duke përfshirë pavarësinë, rekrutimin, strukturën e karrierës dhe shpërblimin? A janë përfshirë në bazën ligjore principet e administratës publike europiane të identifikuara në SIGMA. 34. Cilat janë kushtet e shërbimit? A ka një Kod Etike që aplikohet për nëpunësit shtetërorë. Nëse po, a është lehtësisht i monitorueshëm ai? A ka rregulla të veçanta për kategori të caktuara të nëpunësve shtetërorë?35. Si rekrutohen nëpunësit publikë? Cilat janë kushtet e tyre të shërbimit? A ka institucione për trajnimin e nëpunësve publikë? Ju lutem jepni statistika mbi trajnimet e kryera në tre vitet e fundit. Cila përqindje e nëpunësve është (a) femra dhe (b) nga enti apo minoritete. 36. A ka rregulla transparente për përcaktimin e funksioneve dhe autoritetit të personelit brenda administratës?37. A ka një bazë transparente ligjore për veprimet e nëpunësve shtetërorë. Në veçanti, si sigurohet jodiskriminimi dhe paanshmëria në veprimet e tyre?38. A përfshin baza ligjore masa disiplinore ndaj nëpunësve publikë? Shpjegojini.39. çfarë mekanizmash përdoren për të ndjekur zbatimin e politikave dhe ligjeve, duke marrë një “feedback”? A ka ndonjë inspektim të administratës publike dhe si funksionon?40. çfarë është bërë që të garantohet se shërbimi publik është i hapur dhe transparent? A ka mundësi një qytetar i prekur nga një veprim administrativ të gjejë bazën për të vepruar?41. Cilat janë procedurat administrative që u garantojnë qytetarëve të drejtën për t’u ankuar ndaj vendimeve të administratës? Përshkruani këto (p.sh. komisionet parlamentare, Zyra e Avokatit të Popullit, auditi i brendshëm dhe i jashtëm, inspektorati etj). Në cilën shkallë rekomandimet e formuluara nga këto organe (në veçanti nga Zyra e Avokatit të Popullit) janë marrë parasysh nga qeveria? Ju lutem të jepni të dhëna konkrete.