Policia shtyp me dhunë protestat në Teheran
Protesta dhe arrestime në Teheran. Policia ka goditur protestuesit me shkopinj gome për të shmangur grumbullimin e tyre. Me gjithë thirrjen për qetësi të udhëheqësit shpirtëror të Iranit, Ajatollah Ali Kamenei, qindra njerëz kanë protestuar përsëri kundër qeverisë. Ato donin të kujtonin vdekjen e dhunshme të një gruaje të re 27-vjeçare, e cila u vra para një muaji gjatë një proteste kundër zgjedhjes së kontestueshme të Presidentit Mahmut Ahmadinexhad.