E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasesi i bllokut RENEA operacion te fshehte per kapjen

Në një aksion special të forcave RENEA, blutë e kryeqytetit kanë mundur të arrestojnë dy persona si të dyshuarit kryesorë të vrasjes së dy javëve më parë në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Nadien Zeneli dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se të arrestuarit janë Mariglen dhe Bledar Haka të dy të afërm, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor pjesëmarrës në atentatin që i mori jetën 32-vjeçarit.

Mbrëmjen e 13 qershorit në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, Nadien Zeneli u ekzekutua nga një distancë mjaft e afërt. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dhe dy miqtë e tij të cilët morën ndihmën e shpejtë, ndërsa 32-vjeçari nuk arriti të mbijetojë pasi mori tre plumba pistolete.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›