Kritika nga EBU

Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) e ka kritikuar Kryeministrin Hashim Thaçi, duke e akuzuar se Radio-Televizionin e Kosovës e ka shndërruar në krah medial të partisë në pushtet.
Në një letër dërguar Thaçit, Jean Reveillon, Kryetar i EBUsë, ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, RTKja i është nënshtruar një procesi të pamëshirshëm të interferimit politik dhe ekonomik.
Presioni nga qeveria juaj e ka transformuar RTKnë nga një furnizues i balancuar i lajmeve, në një krah medial të partisë në pushtet dhe tuajin si Kryeministër. Zërat kritikë apo alternativë kishin qenë të shtypur, ka shkruar Reveillon, transmeton agjencia Deutsche Presse-Agentur.
Çka ne jemi duke parë tani, është presioni nga Qeveria e Kosovës që RTKnë ta shndërrojë në një transmetues shtetëror jokritik - një fakt që nuk do të jetë në dobi as të qytetarëve të Kosovës, e as të ambicieve tuaja për më shumë njohje ndërkombëtare të vendit tuaj, shtoi Reveillon, duke theksuar përkrahjen financiare europiane që ndihmoi në themelimin e RTKsë, një dekadë më herët.
Reveillon ka kërkuar nga Kryeministri Thaçi që të rimendojë për presionin dhe të ndërmarrë masa urgjente për rikthimin e autonomisë së RTKsë.
Situata është përkeqësuar në pesë muajt e fundit, ka thënë EBUja, duke cituar raportet e BEsë dhe të organizatës Reporterët pa Kufij, të cilat e kanë gjetur lirinë e medieve në Kosovë si të keqësuar në mënyrë të konsiderueshme, që rezultoi me rënien nga pozita e 58 në të 75të në renditjen botërore për Lirinë e shtypit.
RTKja u themelua përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit midis EBU-së (Unioni Evropian i Transmetimeve) dhe OSBE-së (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) në vitin 1999 dhe ishte vlerësuar si një zë i pavarur dhe multietnik në Kosovë.