E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband: Vendet e Ballkanit në BE, kur të jenë gati

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Miliband, ka theksuar se për Bashkimin Evropian është me rëndësi integrimi i Ballkanit perëndimor në këtë union, po duke nënvizuar se ky integrim do të bëhet kur këto vende të jenë gati.

Të 27 vendet anëtare e kanë bërë të qartë se anëtarësimi në BE është e ardhmja për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, kur ato të jenë gati, theksoi Miliband gjatë një fjalimi të mbajtur dje në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike mbi prioritetet evropiane dhe britanike.

Gjeografikisht, përgjegjësia jonë kryesore është ndaj Ballkanit perëndimor. Anëtarësimi evropian është i vetmi çmim i madh për të siguruar kompromis dhe reforma ndaj rivalëve historike me interesa personale dhe pikëpamje të pandryshueshme, shtoi Miliband. /Star

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›