E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do ruajmë stabilitetin ekonomik

Viti 2009-të ishte i suksesshëm në planin ekonomik, jo vetëm zgjedhor dhe viti 2010-të do të ndjekë të njëjtën rrugë, por me ritme më të shpejta. Kjo është garancia që ka dhënë kryeministri Berisha në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik ndërsa diskutohej për projektbuxhetin e vitit 2010-të. Shefi i mazhorancës siguroi se do vijohet me rritje rrogash, pensionesh, rritje ekonomike, dhe do të ruhet stabiliteti ekonomik. Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij këtë mandat do të shtrojë 7 mijë kilometra rrugë dhe do të mbyllë projektet kryesore.
Duke bërë një rezyme të arritjeve ekonomike të vitit 2009-të, kryeministri Berisha tha se Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike globale, ndërsa leku i rezistoi bindshëm furisë së euros. Shefi i qeverisë tha se ekzekutivi do të bëjë përpjekje për të rritur rrogën gjyqtarëve dhe për të krijuar kushte më të mira infrastrukturore për gjykatat.
Ndryshe nga sa kishte krijuar traditë, qeveria "Berisha" këtë vit nuk ka hartuar një buxhet suplementar duke u mjaftuar me rregullime në buxhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›