Toçi: Stop presionit ndaj medies
27/10/2009 Kërkesa e PS-së
Partia Socialiste i kërkoi dje kryeministrit Berisha të heqë dorë nga presionet antiligjore, amorale dhe jo jetike ndaj medies. Deputeti i PS-së Fatmir Toçi, ndalur në një çështje të tillë, vlerësoi se “kemi bërë publike shqetësimin për vënien e medies në shërbim të shtetit, në mënyrë të veçantë të RTSH-së, i cili është kthyer prej kohësh në një zëdhënës i bindur i veprimtarive shtetërore dhe private të drejtuesve kryesorë të tij. RTSH-ja nuk është e vetmja medie e vënë në shërbim të makinës shtetërore, por ajo është e vetmja medie në Shqipëri që financohet edhe nga kontributet e taksapaguesve shqiptarë dhe, siç po rezulton, po u shërben gjithnjë e më pak atyre”. Për këtë arsye deputeti socialist lëshoi thirrjen e radhës për mazhorancën qeverisëse. “Të hiqet dorë nga presionet antiligjore, amorale dhe jo etike ndaj medias; të merren masa për rishikimin sa më parë të statusit të RTSH-së, të rishikohet ligji për radiot dhe televizionet publike dhe private në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ritheksojmë kërkesën e PS-së për vënien para përgjegjësisë të drejtuesve të RTSH-së, që kanë shkelur ligjin dhe normat e rregullores së RTSH”, - u shpreh Toçi gjatë deklaratës së tij.