E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika për mazhorancën

06/05/2010 Cilat ishin pikat që kundërshtoi mazhoranca në këtë draft?

Deputeti i PS-së, Tauland Balla, bëri me dije lidhur me qëndrimin e deputetëve demokratë gjatë punimeve të Parlamentit Evropian. “Mazhoranca i kundërshtoi të gjitha pikat. Mazhoranca kundërshtoi angazhimin për të adresuar në një komision parlamentar hetimor të gjitha sensibilitetet që buruan nga manipulimet e zgjedhjeve, të gjitha problemet që u hasën në zgjedhje. Më pas, mazhoranca refuzoi bashkëpunimin, ndërveprimin ndërmjet opozitës dhe mazhorancës në funksion të një liberalizimi sa më shpejt të vizave”, u shpreh Balla, sa i takon zhvillimeve në takimin e Brukselit. Sipas tij, mazhoranca refuzoi edhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin normal të Parlamentit. “Nuk kishte europarlamentar evropian, që nuk besonte në të njëjtin parim që besojnë edhe ata. Edhe në Evropë, edhe në Parlamentin Evropian mund të ketë komisione verifikuese hetimore, që hetojnë implementimin e politikave dhe direktivave evropiane”, vlerësoi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›