Korcë, homazhe në memorialin e varrezave të Boboshticës
KORCË- Administrata e konsullatës greke në Korcë, perfaqësues të OMONIA-s dhe dhjetra qytetarë grekë të ardhur nga Athina e Selaniku, kanë kryer sërish homazhe në memorialin e ndërtuar mbi varrezat 200-vjecare të Boboshticës në Korcë.
Edhe këtë vit mesha e mbajtur në kishën e Shën Mërisë nga Imzot Johan Trebicka është zhvilluar në gjuhën greke, ndërsa janë vendosur lule në nder të një ushtari grek të rënë gjatë luftës italo-greke.
Homazhet janë kryer sërish sikurse një vit më parë tek memoriali në varrezat e Boboshticës, skandali për të cilat u bë publik një vit më parë.
Varrezat në Boboshticë u kthyen në qendër të vëmendjes së opinionit publik, duke shkaktuar dhe një debat të madh në vend, pasi konsullata greke dhe OMONIA ndërtuan memorialin, duke betonizuar një pjesë të varreve në këtë fshat.
Javë më vonë Prokurori vërtetoi dhunimin dhe vuri nën akuzë kreun e OMONIA-s në Korcë Naum Disho, i cili u dënua me 1 vit burg dhe 2 punëtorët, të cilët hetohen në gjendje të lirë.
(e.m/BalkanWeb)