Rama: Tirana i vetmi kryeqytet pa shesh, ka kartodrom
TIRANE-Kryetari socialist komentoi dje ndryshimin e sheshit "Skënderbej". Në një deklaratë, të bërë në faqen e tij personale në Twitter, Rama shprehej, dje, pasdite se: "Eh, Skënderbe! Kodrat në Krujë t'i bënë shesh për çimento, sheshin në Tiranë ta bënë kodër për gazin e botës". Ndërsa më herët ai ka shkruar se: "Tirana, i vetmi kryeqytet në botë pa shesh dhe po i vetmi në botë me kartodrom në vend të sheshit". Nga komentet duket qartë kundërshtimi i tij, për projektin e ndryshuar të sheshit "Skënderbej", i cili tashmë është në fund të punimeve.
Menjëherë, pas marrjes së mandatit nga Lulzim Basha në krye të Bashkisë së Tiranës, nisi puna për hapjen e sheshit "Skënderbej" për automjetet dhe këmbësorët. Që në fillim ende pa e marrë mandatin, Basha premtoi se do të rishikohej projekti për sheshin qendror të Tiranës, i cili kishte më shumë se një vit që qëndronte i papërfunduar, por me kanale të hapura. Tashmë pritet që në qendër, para monumentit të Skënderbeut të jetë një kodër e gjelbër, ndërsa rrugët kanë filluar të shtrohen. Madje, në qendër janë mbjellë edhe dardha të egra. Mirëpo ky ndryshim është komentuar negativisht, sipas kreut të PS-së, që njëherësh ka mbajtur postin e kreut të Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2001 e deri pas zgjedhjeve të 8 majit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)