E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika trajnerit te Kievos, Bogdani titullar

Trajnerit te Kievos, Di Karlo, po i shtohet gjithmone e me teper presioni per aktivizimin e sulmuesit te kombetares sone, Erjon Bogdani. Deri tani trajneri e ka perqendruar vemendjen tek Makinua, i cili nuk shihet si nje aeroplan bombardues. Ne kritika thuhet se nese ekipi nuk luan mire ne nente nga dhjete ndeshjet e fundit, si mund te fitohet ndeshja e radhes. Edhe Peliser i ngjason karakteristikave te sulmuesit tjeter. Te dy lojtaret duhet te rrisin cilesite, ne fushe. Espozito, apo Krelo jane provuar dhe nuk kane dhene asgje ne fushe. Atehere cfare mbetet per trajnerin Di Karlo. Nje lojtar qe qendron vazhdimisht ne stol dhe nuk aktivizohet quhet Erjon Bogdani. Sulmuesi Bogdani edhe pse nuk ben pjese ne planet e trajnerit te Kievos, ne kombetaren shqiptare luan rregullisht. Mediat italiane njoftojne se Bogdani duhet te kete me shume hapesire ne fushe. Bogdani perkrah Pelisier do te formonte nje dyshe fantastike dhe do te ishte zgjidhja e vertete per Kievon, ne ndeshjen e radhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›