Cana zbret ne fushe, pritet edhe Lala
Lorik Cana pritet te zbrese sot ne fushe, ne ndeshjen e Kupes UEFA, ndaj holandezeve te Tventes. Kapiteni i Olimpikut te Marsejes i mungon fushes se blerte, prej 3 janarit. Kosovari rikthehet, per te qene pjese e ekipit te tij, ne nje ndeshje nderkombetare. Lorik Cana do te jete i disponueshem edhe per kuqezinjte, ne ndeshjen e radhes, ndaj Hungarise. Ne kete ndeshje do te rikthehet, per te qene pjese e kombetares sone edhe mesfushori i Hanoverit, Altin Lala. Rikthimi i Lales eshte parashikuar ne mesin e muajit mars, dy java para ndeshjes me Hungarine. Lorik Cana dhe Altin Lala munguan ne sfiden e fundit te kuqezinjve, ndaj Maltes. Rikthimi i tyre, ne rast se nuk do te jene te demtuar deri me 28 mars, pritet te kompletoje dhe te forcoje kuqezinjte, qe duhet te fitojne me Hungarine, per te qendruar para ne fund te eliminatoreve te Grupit 1.