"Rruga" e Elbasanit kalon nga Tirana
Elbasani shenoi disa blerje te rendesishme gjate janarit. Verdheblute afruan disa lojtare me emer, duke e perforcuar ndjeshem ekipin e tyre. Mbrojtesi Dede, Karcev, Hallaci, si dhe lojtare te tjere te njohur mes te cileve Menglensi, Qorri apo Pema jane disa nga blerjet e fundit te Elbasanit. Nen drejtimin e trajneri te ri, Faruk Sejdini, elbasanasit synojne te fitojne nje, nga dy trofete. Titulli kampion eshte nje mision i veshtire. Suksesi i Elbasanit, gjate ketij sezoni do te varet nga ndeshjet perballe Tiranes ne kampionat dhe ne kupe. Trajneri Faruk Sejdini debutoi me nje barazim pa gola, ne "Ruzhdi Bizhuta", ndaj Vllaznise. Kete jave i pret nje sfide tjeter e veshtire, ndaj Tiranes. Sakaq, ne mars do te percaktohen edhe ekipet cerekfinaliste te Kupes se Shqiperise. Tirana do te jete perballe Elbasanit dhe ne rast se verdheblute do te deshtojne ne kampionat, vemendja do te perqendrohet ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise.