E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton zgjedhja e Avokatit te Popullit

Ne Kosove per here te katert Parlamenti nuk arriti te zgjedhe Avokatin e Popullit. Edhe kesaj radhe ishin tre kandidate te perzgjedhur ne rrethin e ngushte nga nje komision parlamentar, por asnjeri nga ata pas tri raundesh votimi nuk e mori numrin e mjaftueshem te votave. Organizatat per te drejtat e njeriut disa here kane kritikuar institucionet e Kosoves per zvarritje te perzgjedhjes se Avokatit te Popullit dhe kane theksuar se perzgjedhja nuk duhet te jete e ndikuar nga politika. Zyrtare te komisionit parlamentar per legjislacionin dhe gjyqesine thone se ne perzgjedhjen e Avokatit te Popullit nuk ka ndikime politike. Aktualisht ushtrues detyre i avokatit te popullit ne Kosove, eshte Hilmi Jashari, i cili po ashtu ishte njeri nga kandidatet qe nuk mori numrin e mjaftueshem te votave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›