E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu i duhur ne vendin e duhur

Nga Christina Bergmann

Lufta Civile nga viti 1861 deri ne 1865 riperkufizoi SHBA-ne. Fillimisht nje bashkim shtetesh federale, pas Luftes Civile u be e qarte: Uniteti i bashkimit qendron mbi gjithcka. Po cili eshte roli i Abraham Lincoln-it?

Lufta Civile nuk ishte vetem nje lufte per clirimin nga skllaveria, por edhe nje lufte per sovranitetin e qeverise federale. Abraham Lincoln-i, presidenti i 16-te, ishte njeriu, qe e drejtoi me sukses SHBA-ne gjate kesaj lufte.

Lufta Civile nje nga ngjarjet me traumatike ne historine e Shteteve te Bashkuara

8 shkurti i vitit 2009 eshte nje dite me diell ne Anapolis, qyteza e vogel ne Lindje te Uashingtonit. Rreth 200 njerez jane mbledhur ne sallen e konferences ne nje hotel te qytetit. Ata duan te degjojne dhe te perjetojne ne retrospektive, ate cfare ka ndodhur ketu gjate Luftes Civile amerikane. Asokohe, me 2 shkurt 1865, ishte i ftohte i lagesht dhe ambient i pakendshem, kur Abraham Lincoln-it i duhej te ecte ne kembe permes qytetit, sepse hekurudha me nje shine nuk mundi te lirohej ne kohen e duhur.

Presidenti Lincoln ne mengjes kish vendosur, qe te merrte pjese ne nje Konference te Paqes ne Virxhinia, thote historiani i ushtarise Prof. Craig Symonds. Meqenese te derguarit e presidentit te shteteve jugore, Jefferson Davis kishin marre udhezimin, qe te insistonin per pavaresine dhe te mos benin leshime sa u perket ceshtjeve te sklleverve, Lincoln-i, e dinte, qe misioni i tij ishte me kot. "Ai donte ne fakt nuk donte te takohej me ta. Nga ana tjeter ai dinte, se nuk mund te dilte ne publik dhe te thoshte, se refuzon te negocioje per fundin e luftes, ndonese femijet tuaj po vdesin."

Perpjekjet e Lincoln-it si president

Kur ne vitin 1860 Lincoln-i u zgjodh president, nuk mund te parashikohej, qe presidenca e tij do te dominohej prej luftes. Por ai nuk kishte asnje mundesi per ta penguar kete. "Une besoj, se ceshtja e skllaverise ne Amerike ishte nje nyje e pazgjidhshme gordiane, qe shpejt ose vone duhej zgjidhur permes nje krize. Une besoj, se kjo lufte ishte e domosdoshme."

Historianet jane te nje mendimi, qe Abraham Lincoln-i ishte njeriu i duhur ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur. Asnje nga presidentet para ose pas Lincoln-it, keshtu mendon edhe Symonds, nuk do ta kish menaxhuar me mire situaten. Lincoln-i kishte mesuar te lexonte dhe te shkruante, kish marre nje patente avokatie dhe ishte zgjedhur si politikan ne kongres e se fundi u zgjodh president. Pas kesaj ai shkonte ne biblioteken e kongresit dhe studionte libra per drejtimin e luftes. Kete e bente, sepse fillimisht ai nuk mund te mbeshtetej tek gjeneralet e tij. Si Winfield Scott ashtu edhe George McClellan nuk arrinin sukseset e deshiruara. Presidenti duhej te nderhynte vet ne drejtimin e luftes, madje shume me teper nga c´mendonte ai fillimisht. Vetem pasi Lincoln-i ia kaloi komanden gjeneralit Ulysses S. Grant, ndodhi kthesa.

Kontributi i Lincoln-it ne Luften Civile

Pa Abraham Lincoln-in pra Lufta Civile me siguri do te kish marre rrjedhe tjeter. Tek e fundit Jugu kishte jo vetem gjeneralet me te mire, por edhe avantazhin, qe luftonte ne territorin e vet, thote historiania Doris Kearns Goodwin, e cila eshte marre me studimin e Lincoln-it dhe te politikes se tij: "E rendesishme ishte, qe qysh ne fillim ai e kuptoi, se duhej te planifikonte sakte rrjedhen kohore te masave te ndryshme qe ndermori, per te mbajtur lart moralin e luftes ne Veri. Ne betejen e pare te Bull Run, qe ai e fitoi ne Jug, Lincoln-i e kuptoi, se i nisi shume shpejt trupat e tij. Ne betejen pasuese ai ngurroi, derisa fitoi kohe te mjaftueshme, per te pergatitur trupat".

Edhe Deklaraten e Emancipimit, sipas historianes Goodwin, Lincoln-i e publikoi me vone, nga sa e preferonin kundershtaret e skllaverise. Por ai nuk deshi te riskonte dhe te humbiste shtetet, qe ndonese ishin ne krahun e Veriut, e lejonin edhe vete skllaverine. Kalkulimi i Lincoln-it rezultoi i suksesshem: me kalimin e kohes Jugu nuk do ta perballonte Luften Civile. Me 9 prill 1865 kapitulloi gjenerali Robert E Lee, komandanti suprem i trupave te shteteve jugore. Lufta mbaroi, pavaresisht nga fakti, qe trupat e fundit u dorezuan disa jave me vone. Me 620.000 te vdekur prej luftes kjo ishte e para lufte masive e kohes moderne. Abraham Lincoln-i ia doli te ruaje unitetin e kombit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›