Kritikon komisionet

Kryeparlamentari Krasniqi ka kritikuar të enjten komisionet parlamentare.
“Krasniqi ka kërkuar angazhim më të madh të komisioneve për përshpejtimin e shqyrtimit dhe amendamentimit të projektligjeve në procedurë. Ai vlerësoi se një numër i drejtuesve dhe anëtarëve të komisione, nuk manifestojnë përgjegjësinë e nevojshme. Në këtë vështrim është apostrofuar Komisioni për Interesat e Komuniteteve dhe Kthim”, thuhet në një komunikatë të Parlamentit, pas takimit që Krasniqi zhvilloi me kryetarët e komisioneve parlamentare.