Meta lobon për Kosovën në Lindje

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në Samitin Botëror të Energjisë të së Ardhmes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë punimeve të Samitit, Meta zhvilloi takime me mjaft personalitete politike si me Kryeministrin e Mbretërisë të Tongas, Ministrin e Punëve të Jashtme të Komoros, me delegacionet e Kenias, Hondurasit dhe Bregut të Fildishtë.
Në këto takime, Meta shkëmbeu mendime mbi bashkëpunimin e ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare si dhe u kërkoi këtyre vendeve njohjen e shtetit të Kosovës.