E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme: Pasaportat jo-biometrike dalin jashtë përdorimit më 1 mars 2012

06-01-2012 / Gazeta 55

Afro 2.2 milionë shqiptarë kanë në dorë tashmë pasaporta biometrike 

Në fillim të marsit të këtij viti do të dalin jashtë përdorimit pasaportat e vjetra, jobiometrike. Në një deklaratë për shtyp Ministria e Brendshme njofton qytetarët se pas 1 marsit nuk do të përdoren më pasaportat e vjetra por vetëm ato biometrike për udhëtim jashtë shtetit.

Gjithashtu Ministria e Brendshme ka informuar se treguesit e pajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike janë shumë të kënaqshëm.

Sipas saj deri në datën 30 Dhjetor 2011 kanë aplikuar për pasaporta biometrike 2 158 000 qytetarë, janë lëshuar dhe dërguar në zyrat e Aleat, pranë rajoneve të policisë 2 150 000 pasaporta, ndërkohë 2 116 000 qytetarë shqiptarë kanë në dorë tashmë pasaporta biometrike për udhëtim jashtë shtetit.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ketë rimbursim të atyre që janë pajisur me pasaporta deri në mars të vitit 2009, kur edhe nisën pasaportat biometrike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›