Kriza, BERZH: Shqiptarët konsumojnë më pak, kujdes me borxhin
TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje ekonomike prej vetëm 1.2 për qind këtë vit për Shqipërinë. Shifra është publikuar në një raport të BERZH-it me temë ‘Kriza dhe Tranzicioni’, ku pasqyrohet ecuria dhe zhvillimet ekonomike të 29 vendeve të Evropës Qëndrore dhe Azinë.
Parashikimi i BERZH-it për rritjen ekonomike është më pesimist se ai Bankës Botërore, që flet për një rritje të ekonomisë sonë gjatë 2012-ës, me 2 për qind. Peter Sanfey, përfaqësues i BERZH, i cili prenzantoi raportin përcakton si faktor ndikues në krizë rritjen e borxhit duke këshilluar të bëhet kujdes, pasi ai ndikon direkt në rritjen ekonomike të vendit.
Sipas BERZH në raportin për vitin 2 011 ku janë testuar familjet në rajon për ndikimet e krizës nënvizohet se në Ballkan 40% e familjeve thonë se kriza ka ndikuar shumë, ndërsa në Shqipëri 60% e familjeve kanë pohuar se kriza ka ndikuar në jetesën e tyre dhe për këtë arsye kanë ulur konsumin e ushqimeve.
BEZH-i thekson gjithashtu se ka shumë pasiguri në parashikim, pasi gjërat ndryshojnë dita ditës, ndaj dhe ky raport nuk është përfundimtar.
(el.me/BalkanWeb)