Dashuria për shqiptarin, 17-vjeçarja greke kalon ilegalisht kufirin
KORCË - Dashuria s’njeh asnjë pengesë, dhe këtë e ka vërtetuar më së miri edhe rasti i një 17-vjeçareje nga Greqia, e cila kalonte kufirin greko-shqiptar më këmbë, për të takuar të dashurin e saj në Shqipëri, por në fund sakrifica e saj nuk u shpërblye.
Lidhja e dashurisë me djalin shqiptar, ka bërë që 17 vjeçarja greke të rrezikojë, duke hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Shqipërisë.
Policia e Korçës bën të ditur se 17 vjeçarja me inciale M.I nga fshati Revam i Kosturit, është ndaluar mbrëmjen e djeshme, në fshatin Vidohovë të Devollit, vendbanimi i familjes së të dashurit të saj shqiptar.
Mësohet se 20 vjeçari, me të cilin ajo kishte një lidhje dashurie prej disa muajsh, ishte i punësuar në familjen e vajzës greke.
Sipas policisë, 17 vjeçarja kishte hyrë ilegalisht nga rajoni i Piramidës 48 në Korçë, pa u hasur nga punonjësit e kufirit. Tashmë asaj i është hequr e drejta e hyrjes në territorin shqiptar për një vit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)