E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrëngata shiu gjithë java, moti ngrohet të dielën

TIRANE-Mos largoni cadrat nga cantat sepse shtrëngata shiu dhe temperatura të freskëta parashikohen përgjatë ditët e ardhshme.

Moti pritet të ngrohet duke nisur nga e Diela, bën të ditur parashikimi i motit në agjencinë e lajmeve BalkanWeb.

Por edhe nesër dhe në ditët në vijim pritet të ketë rreshje të dendura shiu, plot shkreptima rrufesh per shkak te presionit te ulet atmosferik qe ka perfshire rajonin. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 12-13 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm na pret edhe të premten, për kur pritet shi me një intensitet të madh, por temperaturat do të shënojnë rritje me nga 1 ose 2 gradë. 
Koha pritet të përmirësohet të dielën, pasi do të ketë kthjellime të përkohshme dhe pritet që të hënën dhe të martën të shkëlqejë dielli.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Moti për sot 18 prill Plakat e Marsit, si lindi gojëdhëna

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›