E Shtunë, 31 Tetor 2026

"I Bislacchi", koncert në Tiranë

"I Bislacchi” grupi i famshem i dansit bashkekohor kane dhene mbreme nje shfaqje mjaft interesante ne TOB. Ideatore, koreografe dhe regjisore e këtij baleti ka qene Monica Casadei, e cila për këtë vepër është frymëzuar nga universi i kineastit të famshëm italian Federico Fellini. Balerinët Chiara Ameglio, Vittorio Colella, Emanuele Serrecchia etj., kane revokuar dhe rindertuar imazhe, skena dhe personazhe të disa prej filmave të mjeshtrit te madh të shoqëruara nga muzika e Nino Rotës.

Ndersa ne Galerine e Akademise se Arteve te bukura eshte celur nje ekspozite fotografike, me foto te qytetit te Brindisit, i cili prej disa vitesh është bërë një nga qytetet, jo vetem mikprites por edhe bashkëpunues me Shqipërinë në disa fusha të artit si kinema, promovime librash, ekspozita të artit pamor, etj. Kjo ekspozitë nuk mendohet të jetë vetem një përfaqësim ikonografik i tipit turistik, ose promovues, por një ngjarje ku monumentalja dhe e përditshmja, vende arkeologjike me shumë rëndësi dhe skena të devotshmërisë fetare dhe të kulturës, në një kuptim më të gjerë shkrihen, tregojnë për një qytet, ku fotografia shndërrohet në një gjuhë, me anë të së cilës interpretohet një realitet. Keto aktivitete jane zhvilluar në kuadrin e stinës së madhe të aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria dy popuj, një det, një miqësi”.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›