Të mbrojmë gratë në grevë
Gratë në grevë urie...të përdorura nga Edi Rama, apo të ndërgjegjshme për kauzën që po mbrojnë? Greva e urisë e deputetëve. të opozitës dhe mbështetësve të tyre, tre ditët e fundit ka marrë ngjyrat e një “gare grash”. Ato janë shtatë femra që po sakrifikohen “për hapjen e kutive”, e jashtë tyre, 277 të tjera, dje protestuan para bashkisë duke i kërkuar Edi Ramës që t’i nxjerrë këto nëna, gra e motra, nga greva e urisë, për të mos lejuar një të “çmendur” si ai (Edi Rama pra), të fusë vendin në krizë e kaos.
Ndërsa telefoni bie pa pushim për të mbrojtur njërën palë të grave, apo palën tjetër që po sakrifikohet, pyes veten e publikun: po pse po personalizohet kjo greve, te gratë? çfarë arsye ka për të bërë dallimin e madh që këto gra i futi me zor Edi Rama aty brenda, ndërsa ato duhet të merren me punë të tjera? Dua të kuptoj se çfarë arsye ka mjekja që ka ardhur nga jashtë shtetit, për t’u detyruar nga Edi Rama të hyjë në një grevë urie pa afat, vetëm e vetëm se ka fituar të gjitha gjyqet me shtetin shqiptar dhe kërkon pak drejtësi në këtë vend?
Nuk dua të komentoj aspak dhe asesi mënyrën in extremis të protestës me anë të grevës së urisë. Nuk dua të komentoj as veprimin e mëtejshëm opozitar, që sipas gjithë sinjaleve ka filluar të intensifikohet dhe (ruajna zot) mos kthehet në revolucion të nxitur. Aq më pak nuk dua të komentoj indiferencën prej kokëforti të kryeministrit të vendit që nuk bën qoftë edhe një hap të vetëm për të zhbllokuar situatën politike në vend.
Por, ajo që më shqetësoi, është pikërisht “lufta e grave”.
Të martën në mesnatë kalova personalisht në ambientet e grevës. Edhe pse ishte vonë, kishte shumë familjarë, qytetarë në mbështetje të grevistëve, e sidomos grave që gjenden aty brenda. Biseda kryesore ishte: gratë e PD, do protestojnë nesër kundër grevës së PS.
Po pse duhet të ndodhte kjo? Pse këto zonja, që dolën dje te Bashkia e Tiranës, mendojnë se ato janë të legjitimuara për të protestuar dhe këto të tjerat jo? Pse këto të fundit pretendojnë se firma e hedhur, apo lista që është bërë që ato të dilnin në këtë protestë, me hir apo me pahir, nuk qenka dhunim i tyre psikologjik nga drejtuesi i tyre. Në emër të kujt dinjiteti këto zonja, u kërkojnë pesë deputeteve të PS, (të zgjedhura në kuvend me vullnetin e qytetarëve, të futura në listat e PS nga Edi Rama sigurisht, por që me vullnetin e tyre kanë zgjedhur të hyjnë aty brenda në grevë), të dalin nga greva se i përdor Edi Rama? Kush po i përdor këto zonja në protestën e tyre përpara bashkisë?
Eshtë shumë e thjeshtë që në këtë situatë të ndezur t’i hedhësh benzinë zjarrit. Nuk dua të besoj në asnjë rast, se aktoren e mirënjohur Rajmonda Bulku, deputeten e PD, e shtyu dikush të dilte dy ditë më parë në foltoren e kryesisë së kuvendit, me një gjuhë që më shumë sesa për një parlamentare, ishte e denjë për një skenar të ri filmi. Ashtu sikurse nuk dua të besoj se kjo grevë, do të duhet të degjenerohet në një sherr grash nga podiumet, për të mos degjeneruar në rrugë në një “kapje për flokësh” të militanteve.
Dua të besoj se çdokush duhet të respektoj palën tjetër dhe aq më tepër gratë. Nuk dua të merrem me arsyet se pse ato janë në grevë, por them se kjo e grevës së urisë, është një sakrificë sublime që duhet respektuar.
Ndaj bashkoj zërin tim me ato gra e vajza që janë aty brenda në çadrën e ngritur përpara kryeministrisë. Eshtë një gjest për t’u respektuar, dhe një forcë për t’u vlerësuar. Nuk e besoj se i ka futur aty Edi Rama me dhunë, ashtu sikurse nuk dua të besoj se Rajmonda Bulkun e ka nxjerrë në foltoren e kryesisë së Kuvendit Sali Berisha me dhunë. Dua të besoj, se ato janë në garë të hapur me njëra tjetrën për parimet, dhe sa më shumë i mbrojnë parimet e tyre, me metoda demokratike, aq më shumë, i shërbejnë civilizimit dhe demokracisë në Shqipëri.