E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Greqi, bankat në grevë, homazh për 3 kolegët e vdekur

ATHINE- Bankat greke kanë shpallur sot grevë 24 orëve në shenjë zie për vdekjen e tre kolegëve gjatë përleshjeve të dhunshme të cilat shpërthyen dje në Athinë. Dy gra dhe një burrë gjetën vdekjen të asfiksuar në ambientet e bankës Marfin Egnatia pasi godina u godit nga bombat molotov të cilët shpërthyen godinën në flakë. Bombat u hodhën nga persona të panjohuar të cilët ka shumë dyshime që i përkisnin lëvizjes anarkiste.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›