E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Berisha apel Ramës për dialog, pres ftesën e Topit

TIRANE- Kreu i qeverisë deklarohet i gatshëm për tu ulur në tryezën e dialogut sikundër rekomandon rezoluta e Këshillit të Europës. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit të fondacionit "Konrad Adenauer", Berisha ftoi kreun e opozitës të ulet në tryezën e presidentit Topi për ti dhënë fund ngërcit politik që ka mbërthyer vendin prej rreth 8 muajsh. “Ftesa ime për Ramën, të lëmë deklaratat e të ulemi në tryezë. Që sot gati të ulem në tryezë për dialog.” u shpreh kryeministri Berisha ndërsa tha se mazhoranca është në pritje të ftesës së Presidentit për tryezën e dialogut. Nga ana e tij kreu i opozitës, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se PS është e gatshme të ulet në tryezën e presidentit për të zgjidhur krizën politike në vend por pa hequr dorë nga një hetim i zgjeruar i procesit zgjedhor, duke përfshirë dhe hapjen e kutive të votimit. Rama deklaroi se nëse kiza nuk zgjidhet në këtë mënyrë dhe nëse Berisha nuk lejon hapjen e kutive atëherë opozita ka gati skemën e protestave deri ne largimin e tij nga pushteti. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›