Fshati i dy masakrave, ç'ndodh në Vidohovë pas vrasjes së tre vëllezërve
E ndërsa masakra e vitit 2003 kishte nisur të fshihej nga memorja e banorëve të fshatit Vidohovë, masakra e 29 janarit të 2010 i ka tronditur më shumë.
Banorët pohojnë se nuk ndihën mirë teksa fshati i tyre është lakuar gjithmonë vetëm për masakrat. Ata tregojnë se masakra e vitit 2003 ku humbi jetën 7- vjeçari Alberti Xhihani, tashmë ka një të dënuar e cila është Liljana Mulliri dhe që po e vuan dënimin,ndërsa për autorin tjetër të vrasjes së tre vëllezërve Xhelian, Taluant dhe Edelvan Mullirit ata kërkojnë dënim maksimal nga shteti.