E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Bode ia lë "topin" Fullanit

Ministria e Financave nuk ka plan të marrë ndonjë masë konkrete, për aq kohë sa në tre vitet e fundit ka ulur taksat dhe ka rritur shpenzimet. Në përgjigje të kërkesave të vazhdueshme nga ana e bizneseve dhe politikës, ministri Bode ka vendosur të presë efektet e mundshme të krizës financiare, të cilat, në rast se japin ndikim për ekonominë shqiptare, përgjegjësinë për të marrë masa ia lë Bankës së Shqipërisë. Në Programin Buxhetor Afatmesëm 2009-2011, të miratuar së fundmi nga qeveria, Ministria e Financave, hartuesja kryesore e këtij dokumenti, thekson qartë se, në rast të një kontraktimi të ekonomisë në të ardhmen, do të jetë Banka e Shqipërisë institucioni përgjegjës për marrjen e masave. Deklarata e qeverisë për situatën aktuale i jep përgjigje disa zërave për miratim paketash. "Ulëm çdo vit taksat që ndikonin direkt te biznesi, kurse shpenzimet për investimet kapitale kanë njohur rritje të vazhdueshme. Niveli aktual i taksave nuk lejon reduktim të mëtejshëm", është qëndrimi unik i Kryeministrit dhe ministrit të Financave. Por, para se të dalin në këtë pikë, të dy së bashku nuk pranojnë faktin se vendi është në krizë. "Shqipëria, tashmë nё një ‘momentum‘ mjaft pozitiv ekonomik renditet një prej tё paktave vende të cilat për

gati njё dekadё rresht kanë pasur një rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme prej mbi 6 përqindësh. Kjo konfirmohet më së tepërmi gjatë dy viteve tё fundit, tё cilat ishin njё "stress-test" real pёr ekonominë, ku me gjithë problemet në energjinë elektrike, thatёsirёn nё bujqësi e sё fundmi krizën financiare e rënien ekonomike nё tregjet e huaja, rritja ekonomike e vendit tonё vazhdon tё jetë nё tё njëjtat nivele tё larta", nënvizon dokumenti i qeverisë, për politikat afatshkurtra në buxhetin 2009-2011. Pra qeveria e bëri të sajën. Tashmë i mbetet guvernatorit Ardian Fullani të luajë rolin e tij në rast se ekonomia pëson një frenim të fortë. Po si?

Përgjegjësia

Situata jo e mirë ekonomike që pritet për një numër të konsiderueshëm të ekonomive më të mëdha botërore, sigurisht që përbën riskun mё tё prekshëm edhe pёr ekonominë tonë. Megjithatë, duke qenë se promotori kryesor i zhvillimit e rritjes ekonomike qëndron në tregun dhe në aktorët ekonomikë të brendshëm, kjo e vendos ekonominë shqiptare në një pozicion relativisht të mbrojtur ndaj këtyre zhvillimeve jo të favorshme. "Në rast tё njё kontraktimi tё ekonomisë, investimeve apo konsumit, e nё rast tё njё rënieje shqetësuese tё nivelit tё pёrgjithshёm tё çmimeve, vlen pёr t‘u theksuar qё politika monetare shihet si njё instrument tepër i gatshëm, efektiv e me mjaft hapёsirё manovrimi, për të amortizuar efektet negative e pёr t‘i dhёnё impulse nxitëse ekonomisë", nënvizon qartë Ministria e Financave. Dikasteri i Ridvan Bodes, tashmë në prag të mbylljes së mandatit qeverisës thotë se, ndërhyrjet e qeverisë kanë qenë të suksesshme, në një kohë që pritet një reagim më i fortë nga ana e Bankës Qendrore, në drejtim të politikave për të lehtësuar kreditimin. Vet guvernatori Fullani e ka luajtur rolin e tij për të mbajtur një politikë monetare neutrale, për aq kohë se stabiliteti i çmimeve, pra inflacioni, ka mbetur në nivele brenda kufirit të lejuar. Por tashmë, në kushtet e mungesës së parasë, roli i BSH nuk duhet të përqendrohet vetëm te çmimet, por edhe te politikat stimuluese të kreditimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›