E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtypi anglez: Milani do Vidiç dhe Evans

Zhurma e bërë nga tabloidi "Daily Mail" ka brenda një surprizë. Sipas saj, Milani i ka bërë një ofertë të majme anglezëve të Mançester Junajtid, e cila është e barabartë me rreth 35 milionë euro, për të marrë dy mbrojtësit qendrorë, Nemanja Vidiç dhe Xhoni Evans. Sipas tabloidit, serbi i "Djajve të Kuq" është vlerësuar 20 milionë sterlina, dyfishin e kolegut të tij irlandez në skuadër. "Mail" bën të ditur se Vidiç ka bërë një vizitë shumë sekrete në Milano disa ditë para sfidës së Champions League mes Junajtid e Interit dhe ka darkuar me kapitenin kuqezi Paolo Maldini në prezencën e menaxherit të tij. Ky moment ka shtuar zërat.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›