Roli i Programit Buxhetor Afatmesëm
Programi Buxhetor Afatmesëm është një instrument operacional për menaxhimin e shpenzimeve publike dhe një komponent kyç i Sistemit të Planifikimit të Integruar. Ai është rezultat i dy proceseve: Rishikimit të Politikave dhe Planifikimit të Shpenzimeve. Planet e shpenzimeve hartohen nga ministritë e linjës brenda burimeve që qeveria ka në dispozicion. Ky dokument përdoret për të informuar Kuvendin e Shqipërisë dhe publikun e gjerë lidhur me planet e shpenzimeve të qeverisë për tre vitet e ardhshme, të cilat do të çojnë në arritjen e objektivave politike të qeverisë. Ai përcakton kontekstin afatmesëm të Buxhetit Vjetor (periudhë 3-vjeçare).