E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Contryman takon Haxhinaston: SHBA me të njëjtin qendrim

TIRANË- Zv. ndihmës sekretari ametrikan i Shtetit Tomas Countryman ka takuar sot pasdite ministrin tonë të Jashtëm Edmond Haxhiansto. Countryman pritet të takojë po sot pasdite edhe kreun e PS Edi Rama.

Countryman shoqëron delegacionin e lartë amerikan që nis takimet në Tiranë me autoritetet me të larta dhe që kryesohet nga zv. sekretari amerikan i Shtetit James Stainberg.Vizita e Stainberg në Shqipëri ka për objekt diskutimin me autoritete për gjejtejn e një zgjidhe për ngërcin politik dhe zgjedhjet lokale.

Stainberg nis nesër takimet me presidentin Topi, kryeministrin Berisha, ndërkohë që do mbajë në mesditë një konferencë shtypi në Ambasadën Amerikane.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›