E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend homazh per viktimat e diktatures

60 vjet me pare 22 intelektuale nga e gjithe Shqiperia u pushkatuan pa gjyq ne sistemin komunist. Kjo dite eshte perkujtuar ne parlamentin shqiptar ne nje seance homazh, ku kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli teksa ka denuar krimet e komunizmit, tha se ka ende nje pjese te vogel, sipas saj trashgimtare, te se djeshmes qe vazhdojne me te njejtat metoda te egra te godasin sistemin.

”Kjo pjesë e së djeshmes, ndonëse shumë e vjetër vazhdon të godasë sistemin me dhunë, vazhdon të dëmtojë e sulmojë sistemin me dhunë, vazhdon t’i bjerë ligjit, kushtetutës me dhunë me të njëjtat metoda dhune kryengritëse të organizatorëve të bllokut të dikurshëm në Shqipëri” tha Topalli.

Ne foltoren e parlamentit kane marre fjalen edhe familjare te intelektualeve te ekzetuar nga komunizmi, ku ka spikatuar Amik Kasoruho, nje nga emrat e shquar te letersise vendase, veçanerisht ne fushen e perkthimit.

”Edhe 60 vjet të tjera kalojnë, nuk do të harrojmë kurrë. As unë pushkatimin e tim eti. Por orët e gjata që përjetova kur erdhi në burg lajmi I vdekjes së tij. Të gjithë të burgosurit më rrethuan dhe heshtëm me dhimbje. Ishte heshtja inkurajuese e shokëve të qelisë. Ai solidaritet I heshtur që më ngriti në këmbë që nuk e harroj dot kurrë” tha Kasoruho.

Seanca homazh ne “Diten e kujtimit”, sic eshte memorizuar ne kalendarin e historise shqiptare kjo dite eshte mbyllur me nje mesazhin e aktualizuar te recituar ne sallen e parlamentit nga aktori Mirush Kabashi.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›