E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Priftit i hiqet imuniteti

Me 119 vota pro dhe 3 kundër parlamenti ka votuar për heqjen e imunitetit të deputetit Dritan Prifti duke I hapur rrugë prokurorisë për të hetuar rreth akuzës së ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv. Deputeti Dritan Prifti nuk ishte i pranishëm në sallë. Përmes një letre ai njoftoi mungesën e tij, ndërsa konfirmonte se nuk ishte kundër heqjes së imunitetit.

Organi qendror i akuzës kërkoi heqjen e imunitetit të Dritan Priftit pasi në materialin filmik të përgjuar ku shfaqej ai dhe Ilir Meta u zbuluan të tjera të dhëna. Gjatë eskpertizës së videos, u zbulua një tjetër material flimik ku  Dritan Prifti dhe ish- zëvëndësministri i ekonomisë Leonard Beqiri që ndanin së bashku një shumë prej 70 mijë eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›