E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend diskutohet per kufizimin e imunitetit dhe ndryshimet ne rregullore

Kuvendi diskuton sot draftet e Partisë Demokratike për imunitetin dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Diskutimi I këtyre ccështjeve është shoqëruar me debate të ashpra në komisionet parlamentare mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës, të cilët sikurse kanë njoftuar do të jenë të pranishëm në seancën e kësaj të enjteje. Opozita kundërshton ndryshimet në rregullore dhe I cilëson të papranueshme, sikurse edhe draftin për kufizimin e imunitetit.

Para debateve për ndryshime Kuvendi  zhvilloi nje seance homazh në nderim të 60-vjetorit të pushkatimit pa gjygj të 22 intelektualëve nga e gjithë Shqipëria. Kjo seance iu kushtua "Ditës së Kujtesës" për krimet dhe pasojat e komunizmit.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 24 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›