Kriza, Fule: Ngërci pengesë për vendin Berisha: Ofrova zgjidhje kushtetuese
TIRANE- Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, Komisioneri Europian për Zgjerimin, Fule ritheksoi edhe njëherë se parlamenti është vendi ku duhet të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet, ndërsa konsideroi se bojkotet nuk kanë vend në politikën demokratike.
“Rruga në vazhdim duhet të udhëhiqet nga dy parime themelore demokratike: respekti për Kushtetutën dhe transparenca. Në interes të vendit të tyre dhe të perspektivës së integrimit evropian, liderët politikë të Shqipërisë duhet të përballen tani me këtë sfidë në mënyrë konstruktive dhe në frymën e Bashkimit Evropian.” theksoi Fule përpara gazetarëve.
Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, Komisioneri europian konsideroi se Shqipëria ka lëvizur në drejtimin e duhur.
Berisha pret Fule: Ofrova zgjidhje kushtetuese
Komisioneri i BE Stefan Fule dhe kryeminstri Sali Berisha pas takimit me dyer të mbyllura kanë dalë në një konferencë të përbashkët. Në fjalën e tij kreu I qeverisë ka dekluaruar se e ka njohur komisionerin me punën që ka bërë qeveria e tij për plotësimin e pyetësorit të KE, si dhe për reformat e ndërrmarra, për të fituar liberalizimin e vizave.
“E njoha me angazhimin e plotë të qeverisë për përgjigjet e pyetësorit për statusin e kandidatit, e njohja me faktin se këto përgjigje kanë përfunduar dhe ne do paraqitemi para komisionit në datën e përcaktuar, e njoha me luftën ndaj krimit dhe me reformat e bëra që të meritojmë liberalizimin e vizave” – u shpreh Berisha.
Në lidhje me krizën politike kryeministri u shpreh se ky është një proces tërësisht transparent, që mbetet të zgjidhet nga politika. Sipas Berishës, ky process duhet të zgjidhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe transparencën.
“Ky është një proces tërësisht transparent. Shpreha bindjen time më të thellë, se cështja duhet të zgjidhet në respekt të plotë me kushtetutën dhe transparencën. Unë jam i mendimit se kushtetuta dhe transparenca kanë përputhje. Mendoj se vendi ka mundësinë e plotë të zbatojë kushtetutën dhe transparencën që ajo ofron.” – theksoi më tej Berisha
(e.n/m.a/BalkanWeb)