E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portret i pengmarrësit, nga Amerika në Tiranë për grabitje e pengmarrje

Romeo Leka ka një CV kriminale që mund të quhet shumë të pasur për aq vjeç sa është ai. Grabitja e bankës "Raiffeissen" dhe marrja peng e një vajze në Tiranë janë dy krimet më të fundit që djaloshi 25-vjeçar ka kyer në jetën e vet. Por jeta e tij e deritanishme është e mbushur me shumë e shumë momenet kriminale që kanë ndikuar në jetën e tij pro edhe në jetën e të tjerëve.
I gjatë 1.80. i veshur amerikançe me shumë sportivitet, me rroba të çelëta, me një qetësi olimpike dhe me një siguri të habitshme, Romeo Leka është për momentin personazhi numër një i policisë shqiptare.
Romeo Leka nuk është vetëm një djal i skeduar tashmë si njeri i krimit vetëm në Tiranë. Ngjarjet kriminale të lidhura më të janë edhe në disa qytetet të tjera. Madje edhe në disa shtete të tjera sidmos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I emigruar atje bashkë me familjen më shumë se një herë Romeo Leka ka qenë kontingjet i policisë së New Yorkut. Vjedhje banke, trafik heroine dhe disa herë problematik në komunitet, ai jo thjesht ka qenë kontigjent i policisë amerikane, por edhe i akuzave që kanë përfunduar në gjykatë. I arrestuar për trafik droge ai është dënuar nga gjykata e Nju Jorkut dhe është dënuar duke kaluar 2 vjet në burgje edhe pse në një moshë të vogël
Për të gjitha këto policia dhe autoritetet amerikane nuk e bënë dysh. Në gusht të vitit 2007 ai është depërtuar për në atdheun e lindjes Shqipëri duke bërë në të njëjtën kohë edhe transferimin e një njeriu të lidhur me krimin dhe duke ia lënë Shqipërisë të merret me të.
Gjatë kësaj kohe ai nuk ka jetuar në një vend. Sa në Tiranë, Durrës e Lezhë, vendbanim për të kanë qenë shtëpitë e kushërinjve dhe të njerëzve të afërm.
Por nga ana tejtër nuk ishte e thënë se ky depërtim të sillte ndryshime në sjelljen dhe raportin e tij me krimin. Jo më larg, por 24 orë përpara grabitjes së bankës dhe pengmarrjes ai ka grabitur në Tiranë një taksist duke shënuar të regjistruiar rasti e parë të shënuar në regjistrat e policisë, ndërkrohë ai është i dyshuar dhe për një ngjarje tjetër pak kohë më parë në grabitjen e "Union bank".
Ndërsa ngajrja e të premtes ishte epilogu i një sjellje kriminale që ishte vazhdim i asaj që ai kishte bërë deri tani, veçse me një ndryshim. Ngjarjet nuk kanë ndodhur më në kryeqytetin e botës New Jork por në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë. Për të gjitha mund të themi se sa herë do flitet për këtë ngjarje, mund të themi se personazhi i saj është një djalë që përveç krimit dhe atyre që ai bëri jetoi dhe jeton mes New Jorkut dhe Tiranës, dy qytete me histori të vjetër dhe të re kriminale, të cilat djaloshi nga Lezha i provoi në jetë të ishte zotër i tyre: E para në Neë York startoi aktivitetin e tij dhe e dyta në Tiranë ku për afro dy orë trondti tërë qytetin me një grabitje dhe një pengmarrje që nuk do shqiten lehtë nga kujtesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›