BE, Fule në Tiranë: Nëse ngërci vazhdon, integrimi pengohet
TIRANE-
Tiranë, zbardhet biseda Topi-Fule
Ora: 18:21- Në një deklaratë zyrtare publikuar në faqen e Presidencës bëhen të ditura detajet e takimit mes Topit dhe komisionerit të BE Stafan Fule.
Zyrtari i Bashkimit Europian nënvizoi gjatë takimit me presidentin Topi se vazhdimi i ngërcit politik dhe moszgjidhja e situatës politike, do të ngadalësojë procesin e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë.
“Bojkotet nuk kanë vend në demokracinë evropiane.” – u shpreh Komisioneri Fule, duke vënë në dukje se përgjegjësia do t’u mbetet udhëheqësve politikë nëse nuk do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje.
Fule vlerësoi rolin e Topit për rivendosjen e dialogut politik institucional mes mazhorancës dhe opozitës në vend. Komisioneri Fule theksoi se sa më me saktësi dhe sinqeritet t’u përgjigjen autoritetet shqiptare pyetësorit, aq më e qartë dhe objektive do të jetë panorama mbi bazën e së cilës Bashkimi Evropian do të vlerësojë plotësimin e standardave integruese të Shqipërisë.
Nga ana e tij Presidenti Topi vuri në dukje faktin se procesi i integrimit evropian gëzon një mbështetje të gjerë në gjithë shoqërinë shqiptare dhe se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një shtysë e fortë për transformimin e vendit nëpërmjet kryerjes së reformave . Kreu i shtetit vlerësoi pozitivisht rivendosjen e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe shprehu besimin se me vullnetin politik të palëve dhe angazhimin serioz të tyre, ekzistojnë të gjitha mundësitë që zgjidhja të vijë në mënyrë institucionale.
Fule: Nëse ngërci vazhdon, integrimi pengohet
Ora: 17:11- Ndërsa mazhoranca dhe opozita në Shqipëri ende nuk kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule, i cili dy ditë më parë bëri thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë të zgjidhin ngërçin para vizitës së tij në Tiranë, ka zhvilluar takimin e tij të parë në vendin tonë me kreun e shtetit, Bamir Topi.
Përpara nisjes së takimeve në kryeqytet, komisioneri Fule deklaroi përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat se parlamenti funksional është thelbësor për një funksionim të plotë të demokracisë.
“Nëse ngërçi politik vazhdon, kjo me të vërtetë mund ta pengojë Shqipërinë në arritjen e standardeve politike të pritshme nga një vend që ka aplikuar për anëtarësim në BE. Parlamenti është vendi për dialog dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” theksohet në deklaratë.
Ndërsa nënvizon nevojen e zgjidhjes se krizes në interesin e mirë të vendit, Fule thekson se “rruga në vazhdim duhet të udhëhiqet nga dy parime themelore demokratike: respekti për Kushtetutën dhe transparenca”
Axhenda e tij në Tiranë, vec takimit qe zhvilloi me presidentin Topi parashikon takim me Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule dhe kryeministri Berisha do të prononcohen për shtyp në një deklaratë të përbashkët të parashikuar rreth orës 17:15.
Fule në Presidencë, nis takimet me krerët e shtetit
Ora: 16.43- Komisioneri Europian për zgjerim, Stefan Fule mbërrin në Presidencë për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Bamir Topi. Takimi me Presidentin Topi është i pari në serinë e takimeve që komisioneri i BE do të zhvillojë me krerët më të lartë të shtetit.
Rreth orës 16:45 është planifikuar takimi me kryeministrin Berisha që do të pasojë me një takim me kryetarin e opozitës dhe kryeparlamentaren Topalli.
BE, Fule sot ne Tirane kriza politike ende e pazgjidhur
Ora: 7:41- Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule pritet të gjejë sot në Tiranë të njëjtën situatë politike, pavarësisht ultimatutim të dy ditë më parë për të gjetur zgjidhje para se ai të vizitonte Tiranën më 19 mars.
Debati që ka zgjatur seancën parlamentare deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, nuk ka përfunduar në një konsensus mes palëve për të zgjidhur krizën.
Deputetët e opozitës thanë se nuk pranojnë asnjë zgjidhje tjetër të krizës, veç hapjes së kutive të votimit. Ndërsa maxhoranca këmbëngul se është dakord me hetimin parlamentar të zgjedhjeve, por pa i prekur kutitë e votimit, pasi shkel rëndë Kushtetutën.
Kuvendi ka vendosur që seanca të vazhdojë sot në orën 09.00 ndërkohë që po sot komisioneri Europian për zgjerimin do të zhvillojë dhe takimet me krerët e lartë të shtetit dhe opozitës.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga delegacioni i BE-së në Tiranë Fule përcolli më 17 mars mesazhin e qartë se : Ngërci politik duhej zgjidhur.
“Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t’u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane”, citohet të jetë shprehur komisioneri Fule, referuar njoftimit të zyrës së Delegacionit të KE-së në Shqipëri.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Komisioneri për Zgjerimin do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Pritet që nga drejtuesit e BE-së të vijnë edhe deklarata, ku ndihet presioni në lidhje me liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
(s.g/e.n/BalkanWeb)