Rama pret Fule: Kërkesa e PS, sipas Kushtetutës
TIRANE- Gjatë takimit me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, zotin Stefan Fule, kryetari i opozitës Edi Rama shprehu angazhimin e Partisë Socialiste për të cuar deri në fund kërkesën për transprencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Rama theksoi se kërkesa e opozitës mbështetet jo vetëm në vlerat dhe parimet europiane të transparencës, por edhe në të drejtën kushtetuese që i jep Kuvendit mundësinë e hetimit përmes komisioneve hetimore parlamentare.
Sipas Ramës, viti 2005 është një provë që vërteton se këkesa e Partisë Socialiste është e ligjshme dhe në përputhje të plotë të Kushtetutës, ndërsa nënvizoi se transparenca dhe hetimi parlamentar i kërkuar nga Partia Socialiste, nuk synon në asnjë moment ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë, por shërben vetëm për të garantuar standardet demokratike dhe për të shmangur korrupsionin e manipulimin elektoral gjatë proceseve të ardhshme zgjedhore.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura me komisionerin e BE-së, Rama shprehu falenderimin për angazhimin e Komisionit Europian për liberalizimin e regjimit të vizave me vendin tonë duke inkurajuar përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi.
Nga ana e tij, Komisioneri Fule theksoi se ngërci politik që ka mbërthyer Shqipërinë duhet zgjidhur sa më shpejt, duke garantuar transparencë dhe respekt për Kushtetutën.
(e.n/BalkanWeb)