E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 19-vjecarit, zbulohet rruga e fshehte

Mirdite- Shtohen provat per vrasjen e 19 vjecarit fatmir Pjetri ne Koder Spac te Mirdites nje jave me pare. Pergjate gjithe dites se djeshme kane vijuar kerkimet per Gjon Biben, i cili dy dite me pare i shpetoi nje rrethimi policor ne qender te qytetit te Rreshenit. Burime prane drejtorise se policise Lezhe, bejne te ditur se jane angazhuar disa prej specialisteve me te mire te sektorit te antiterrorit te cilet po shqyrtojne te gjitha mundesite e levizjes dhe strehimit te dyshuarit kryesor per vrasjen e 19 vjecarit Fatmir Pjetri. Ata kane mundur te sigurojne prova per disa nga levizjet e te dyshuarit Biba gjate dites se vrasjes se Fatmir Pjetrit. Ne grupin e hetimit ka mberritur nje informacion qe nje fuoristrade me ngjyre jeshile eshte pare te ngjitet per ne Koder Spac, pikerisht diten e vrasjes se Pjetrit. Denoncuesi i cili ka banesen prane sektorit rrugor nga Shpali ne Spac, ka konfirmuar se fuoristrada eshte pare te ngjitet per ne Koder-Spac, por nuk eshte pare te kthehet serish. Kjo e ka cuar grupin e hetimit direkt ne terren dhe ka verifikuar mundesine e largimit te mjeteve ne ndonje drejtim tjeter. Menjehere eshte vene re se ekzistonte nje rruge malore e cila vijon ne drejtim te fshatit Mushte dhe me tej zbret ne zonen e Pukes. Rruga eshte krejt normale per fuoristrada pasi eshte perdorur shpesh nga makinat qe merreshin me nxjerrjen e lendes drusore. Kjo ka bere qe hetuesit te vendosin perfundimisht per marrjen nen hetim te Bibes si i dyshuar per implikimin ne krim. Policia tha se Biba eshte i aferm me familjen ne gjak me ate te viktimes, ndaj dyshohet dhe motivi i hakmarrjes. Ndersa ende vijojne hetimet me te ndaluarin Zef Marku i cili rezulton te jete nen moshen 18 vjec. Zef Marku, shoku i viktimes, aktualisht eshte akomoduar ne dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise se Lacit, ndersa cilesohet si nje element i rendesishem per zbardhjen e krimit.

P. T


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›