Grabitja e kambistit, edhe 2 ne pranga
Elbasan- Operacioni "Shkozeti" ve ne pranga edhe dy nga pese grabitesit e dyshuar te kambistit Arben Kovaci ne qytetin e Elbasanit, ndersa dy te tjere jane ne kerkim. Numri i te ndaluarve per kee ngjarje shkon ne tre persona, kurse shuma e bllokuar ne 400 mije leke. Agjentet e policise vendore, ne bashkepunim me koleget e Durresit kane kapur mengjesin e djeshem Gentian Hoxha, 26 vjec, banues ne Shkozet dhe Laert Mehmeti, 21 vjec, me banim ne Gjirokaster. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se dy te rinjte akuzohen si bashkepunetore ne heqjen e lirise dhe grabitjen e kambistit 44 vjecar nga Elbasani.
Kater dite me pare per kete krim, ku u grabiten 2,5 milione leke, ishte vene ne pranga edhe Albert Qafa, 44 vjec, banues ne Durres. Operacioni ka marre emrin "Shkozeti" per shkak te zones ku fshiheshin dy te dyshuarit qe iu nenshtruan procesit te hetimit nga prokuroria. Mbremjen e dates 18 shtator te ketij viti, ne lagjen "Kongresi i Elbasanit", ne qender te qytetit, pese persona te maskuar qelluan ne koke me mjete te forta kambistin Arben Kovaci dhe pasi e lane pa ndjenja ne asfalt, shkaterruan arken plastike te ciklomotorit, duke i grabitur 2,5 milion leke. Menjehere pas kesaj ngjarje Drejtoria e Policise se Elbasanit organizoi operacionin e koduar "Shkozeti". Fillimisht strukturat e policise identifikuan dhe kapen dy dite me pas Albert Qafen, 44 vjec, banues ne lagjen nr. 14 ne Shkozet te Durresit.
Autori ishte i skeduar nga policia si person me precedente penale. Ne te njejten date u identifikua edhe bashkepunetori tjeter i tij, i dyshuari Gentian Hoxha, 26 vjec, me banim po ne Shkozet, i kerkuar nga policia e Durresit per vepren penale te "heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit". Ne vazhden e punes dhe ne dokumentimin ligjor te ngjarjes, policia e Elbasanit nisi bashkepunimin me policine e Durresit dhe te Tiranes dhe dje vuri ne pranga edhe dy nga te dyshuarit e tjere, mes te cileve dhe Laert Mehmeti.
Si bashkautore te kesaj ngjarje policia e Elbasanit ka identifikuar Alban Skonja, 25 vjec, lindur ne Burrel dhe banues ne Durres dhe nje person tjeter, i shpallur ne kerkim, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi. Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar 400 mije leke dhe po vazhdon punen per bllokimin e pjeses tjeter te shumes se grabitur.
F.Salliu