E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, telegram falenderimi per Bush

Kryeministri i Republikes se Shqiperise, Sali Berisha i ka derguar nje telegram falenderimi Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, George W. Bush me rastin e ratifikimit nga Senati Amerikan te Protokollit te Shqiperise per Anetaresimin ne NATO. "I dashur z. President Bush, Kam nderin dhe kenaqesine e vecante, qe, ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare t'ju percjell juve falenderimet me te perzemerta dhe, permes jush, qeverise dhe Senatit te SHBA-se, si dhe mbare kombit te madh amerikan, mirenjohjen me te thelle per ratifikimin e protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe, ne vecanti, per kontributin tuaj te jashtezakonshem, si miku me i madh dhe me i shquar i Shqiperise dhe kombit shqiptar, qe ky ratifikim te perfundoje ne nje kohe rekord. Per Shqiperine dhe shqiptaret kjo eshte nje ngjarje e shenuar historike, qe e sjell me afer realizimin e endrres shekullore per rikthim ne familjen e perbashket euro-atlantike te lirise dhe vlerave te saj. Por, njekohesisht, ky ratifikim eshte per vendin dhe kombin tim ripohim i miqesise, aleances dhe solidaritetit te ngushte e te shkelqyer me kombin tuaj te madh. Qeveria shqiptare dhe une personalisht mbetemi teresisht te angazhuar te vazhdojme te bashkepunojme ngushtesisht me ju, zoti President, qeverine tuaj dhe te gjitha institucionet e tjera te SHBA ne sherbim te se mires dhe interesit te te dy popujve tane miq. Duke ju percjelle edhe nje here mirenjohjen me te thelle, falenderimet me te perzemerta dhe urimet me te mira ne kete dite te shenuar, pranoni, i dashur mik, sigurimet e konsiderates sime me te larte."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›